Manchester United 2-0 Manchester City: Notat e lojtarëve

Manchester United ka triumfuar në derbin lokal duke e mposhtur Cityn me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 29-të në Premierligë.

Uebfaqja e vlerësimeve “Whoscored.com”, ka publikuar notat e lojtarëve të kësaj ndeshje.

Lojtari i ndeshjes është vlerësuar mbrojtësi i krahut të djathtë, Aaron Wan- Bissaka me notën 8.4.

Kurse lojtari më i dobët është vlerësuar portieri i Manchester Cityt me notën 4.4, pas gabimeve që bëri gjatë kësa ndeshje.