Kosovë - Slloveni. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kosovë – Slloveni, notat e lojtarëve

Kosova ka pësuar humbje me rezultat 0-1, nga Sllovenia, në kuadër të Grupit 3, të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Djelmoshat e udhëhequr nga Bernard Challandes e kanë pësuar humbjen e dytë radhazi, pas asaj ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ubefaqja e statistikave ka publikuar notat e lojtarëve për këtë ndeshje.

Lojtari më i dobët i kësaj ndeshje është vlerësuar Bersant Celina me notën 5.9.

Kurse lojtari me notën më të mirë te Kosova është vlerësuar Valon Berisha me notën 7.6.

Lojtari më i mirë i ndeshjes është vlerësuar sulmuesi slloven Sandi Lovric me notën 8.3.