Kosovë – Greqi, mbyllet pjesa e parë me epërsi minimale të mysafirëve

Është mbyllur 45 minutëshi i parë në ndeshjen Kosovë – Greqi, ndeshje e vlefshme për Grupin 3, në Ligën C, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Dimitrios Liminios në minutën e 2’.

Arbër Zeneli nga Kosova e pati rastin më të mirë për gol në minutën e 11’, goditjen e tij e pret portieri i Greqisë.

Vetëm disa sekonda më vonë edhe Nuhiu goditi me kokë, por edhe kësaj radhe u tregua i vëmendshëm portieri i Greqisë.

Në fundin e ndeshjes mesfushori Besar Halimi pati rast të mirë që ta barazoj rezultatin por gjuajtja e tij përfundoj jashtë portës.