Kosova humb nga Greqia (FOTO)

Kosova ka pësuar humbje me rezultat 2-1, nga Greqia, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Ligën C, në Grupin 3, në Ligen e Kombeve.

Mysafirët e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi me sulmuesin Dimitris Liminios.

Kosova bëri përpjekje në pjesën e prë që ta barazoj rezultatin në minutën e 11’ e kishte rastin më të mirë me Arbër Zenelin.

Ashtu si në pjesën e parë edhe në të dytën, mysafirët shënuan gol me Siovasin në minutën e 51’.

Benard Berisha e ngushtoi epërsinë në minutën e 82’.

Pas kësaj humbje Kosova pozicionohet në vendin e tretë me 1 pikë.

Kurse Greqia në vendin e parë me 4 pikë.