Kosova mposhtet nga Sllovenia në 'Fadil Vokrri'

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e vajzave ka pësuar humbje me rezultat 3-0, nga Sllovenia në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Pas kësaj humbje ‘Dardanet’, pozicionohen në vendin e katërt me 6 pikë të Grupit A.

Kosovë – Slloveni, është luajtur në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Sllovenet kaluan në epërsi në minutën e 14’ me Pamela Begiçin.

Mysafirët epërsinë e dyfishuan në minutën e 37’ me Nina Predaniçin.

Për rezultatin final shënoi Ana Milovic në minutën e 90+3’.