Kosova mposht Moldavinë dhe mbetet në Ligën C

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-0, ndaj Moldavisë, në kuadër të Grupit 3, të Ligës C, në Ligën e Kombeve.

Pas kësaj fitoreje Kosova mbetet në vendin e tretë me pesë pikë, që do të thotë se edhe edicionin e ardhshëm do të bëj gara në Ligën C.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Lirim Kastrati në minutën e 31’.

Edon Zhegrova kishte mundësi të mirë që ta dyfishonte epërsinë në minutën e 62’, por goditja e tij u bllokua.

Lirim Kastrati në mintuën e 81’ goditi, por portieri i Moldavisë e priti goditjen e tij.

Për Kosovën u vështirësuan punët në minutën e 85’, pasi Ibrahim Dresevic u ndëshkua me karton të kuq.