Muharrem Sahiti: Fitore e rëndësishme, erdhi në momentin e duhur

Muharrem Sahiti ka folur pas fitores së Kosovës me rezultat 1-0, ndaj Moldavisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sahiti ka thënë se kjo fitore ishte e rëndësishme dhe erdhi në momentin e duhur.

“Fitore e rëndësishme, pasi kemi pasur një vit të vështirë dhe ka ardhur në momentin e duhur. Kemi siguruar qëndrimin në ligë, por me rëndësi ka qenë kthimi i vetëbesimit. Është e vështirë që brenda një jave të luajmë tri ndeshje të këtij niveli, duke pasur parasysh mungesat që kishim. Por me rëndësi është se u kthye mentaliteti fitimtar. Mendoj se sot e patë një skuadër të bashkuar, siç ishte edhe ndaj Sllovenisë. Na ka krijuar vështirësi kundërshtari dhe shihet se nuk ka kundërshtar të lehtë”, ka thënë ai.

Trajneri gjilanas ka folur edhe për lëndimin e Rrahmanit, për të cilën thotë se nuk është lëndim serioz.

“Lëndimi i Rrahmanit na çrregulloj shumë, u detyruam të bënim ndryshimin herët. Stafi mjekësor po merret, nuk besoj se është lëndim serioz, megjithëse Amiri nuk dorëzohet lehtë”, ka thënë Muharrem Sahiti.

Kosova pas fitores ndaj Moldavisë, pozicionohet në vendin e tretë me pesë pikë, dume mbetur në Ligën C.