
Lirim Kastrati e kalon Kosovën në epërsi
18.11.2020 - 21:18
Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Moldavisë në minutën e 30’ me golin e sulmuesit Lirim Kastrati.
Kastrati shënoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme e cila ishte e pa mbrojtshme për portierin e Moldavisë.
Kosovë – Moldavi, është duke u luajtur në kuadër të Grupit 3, të Ligës C, në Ligën e Kombeve.
Kjo ndeshje është duke u luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.