Trajneri i Moldavisë thotë që nuk e merituan humbjen nga Kosova

Trajneri i Moldavisë, Engin Firat, ka folur pas ndeshjes duke thënë se nuk e merituan humbjen nga Kosova.

Ai ka shtuar se kanë luajtur mirë dhe se Kosova u mbrojtë në pjesën e dytë.

“Ajo që më bën ta urrej futbollin është se sot pësuam humbje pa meritë. Kemi luajtur shumë mirë në pjesën e parë dhe nuk më besohet se si kemi ardhe deri të pësimi i golit. Në pjesën e dytë e pamë që një Kosovë u mbrojt vazhdimisht. Ne jemi duhet të jemi krenar me këta djelmosha pasi kanë qenë pa përvojë, ne kemi pesë lojtarë që luajnë në ligën e Moldavisë, që nuk është as ligë gjysmë profesionale”, ka deklaruar Engin Firat.

Pas kësaj humbje Moldavia bie në Ligën D, pasi pozicionohet në vendin e fundit me një pikë.