Kosova e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale

Kosova e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-0, ndaj Moldavisë.

Golin e vetëm në 45 minutëshin e parë e shënoi Lirim Kastrati në minutën e 31’.

Celina, Muriqi dhe Zhegrova tentuan të shënonin, por u treguan të pa saktë.

Kosovë – Moldavi, është duke u luajtur në kuadër të Grupit 3, të Ligës C, në Ligën e Kombeve.

Kjo ndeshje është duke u luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.