Kosova me pesë karateistë në garën e vlefshme për pikë olimpike për "Tokio 2020"

Kombëtarja e Kosovës në karate do ta marrë pjesë në “karate 1 Premierligën” e cila do të mbahet nga 30 prilli deri më 2 maj në Lisbonë të Portugalisë.

Kosova përfaqësohet me karateistët Herolind Nishevci (+84 kg), Elhami Shabani (-75 kg), Fortesa Orana (+68 kg), Adelina Rama (-61 kg) dhe Albulena Gërvalla (-55 kg).

Kosova do të udhëhiqet nga treajneri Isak Curri.

Kjo garaë është e vlefshme për pike olimpike për “Tokio 2020”.

Ndarjen e drejtësisë në Lisbonë 2021 do ta bëjë edhe gjyqtari ndërkombëtar, Ardian Muhadri.

Komiteti Olimpik i Kosovës do të mbulojë shpenzimet për bursistët olimpikë, Nishevci, Shabani e Orana, bazuar në vendimin e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut për heqjen e shpenzimeve të një gare ndërkombëtare të vlefshme për pikë olimpike për sportistët elitarë.