Kosova – Guinea, mbyllet pjesa e parë pa gola

Është mbyllur pjesa e parë e miqësores Kosova – Guinea që po zhvillohet në Turqi.

Djelmoshat e udhëhequr nga Bernard Challandes nuk treguan shumë gjatë 45 minutave të parë duke e mos e rrezikuar asnjëherë portën e kundërshtarit.

Kurse vlen të theksohet se portieri Visar Bekaj bëri një super pritje në sekondat e fundit të pjesës së parë duke e shpëtuar Kosovës nga pësimi i golit të parë.