Challandes i kënaqur me paraqitjen e Kosovës ndaj Guinesë
Kosova ka pësuar humbje me rezultat 2-1, në miqësoren ndaj Guinesë e cila u zhvillua në Antali të Shqipërisë.
Kosova në këtë ndeshje luajti me futbollistë të rinj të cilëve nuk iu ishte dhënë rasti më herët.
Trajneri i “Dardanëve”, Bernard Challandes, ka deklaruar se është i kënaqur me punën e ekipit, duke shtuar se kishin përballë një kundërshtar të vështirë.
“Jam i kënaqur me punën e ekipit. Ishte një ndeshje e vështirë sepse përballë kishim një kundërshtarë të fortë, në mesin e ekipeve të forta të Afrikës. Kemi bërë punë të mirë si ekip, si kolektiv . Të gjithë kanë vrapuar dhe kanë dhënë më të mirën nga vetja . E kemi parë nivelin dhe nuk ishte lehtë për lojtarët tanë të kishim posedimin e topit apo të kishin raste të mira shënimi. Në përgjithësi, ekipi luajti ndeshje të mirë. Por për fitore është një çështje tjetër, pasi duhet të mbajmë më shumë topin. Në këtë ndeshje, mund të them se ishte paraqitje e mirë e të gjithë lojtarët. Mendoj se ata e kanë parë nivelin ndërkombëtar, intensitetin e lojës. Ishte një rast i mirë për të gjithë, dhe për mua që ti shoh disa lojtarë nga afër”, ka deklaruar Bernard Challandes.
69 vjeçari zvicerian ka thënë se e pranon humbjen nga Guinea.
“E pranoj humbjen, sepse ishte miqësore. Por, mendoj se lojtarët kanë marrë një përvojë shumë të mirë dhe është një sinjal i mirë për të ardhmen”, ka thënë Challandes.
Kosova miqësoren e radhës e luan më 11 qershor ndaj Gambisë në Antali të Turqisë.