Formacionet zyrtare: Kosova – Guinea

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Kosova – Guinea, miqësore që zhvillohet nga ora 16:00, në Turqi.

Kosova në këtë ndeshje do të luajë me lojtarë të rinj të cilët nuk kanë luajtur deri tani për shkak të konkurrencës së madhe.

Armend Thaqi, Arbër Hoxha, Bajram Jashanica dhe Mirlind Daku janë futbollistët nga Superliga e Kosovës që do të luajnë nga minuta e parë.