Kosova mposhtet nga Guinea

Kombëtarja e Kosovës A në futboll, ka pësuar humbje me rezultat 1-2, nga Guinea, në miqësoren që u zhvillua në Antalia të Turqisë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Guinea kaloi në epërsi në minutën e 60’ me Kouyaten i cili shënoi me kokë.

Kante shënoi nga penalltia për 0-2.

Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Arb Manaj në fundin e takimit pas një asistimi të bukur nga Muharrem Jashari.

Kosova miqësoren tjetër do ta luajë ndaj Gambisë më 11 qershor.