Katër trajnerë nga Kosova, marrin pjesë në një trajnim në Turqi
Katër trajnerë nga Kosova kanë qenë pjesë e një trajnimi në Turqi për avancimin e gjeneratave të reja në basketboll.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Trajnerët pjesëmarrës në këtë trajnim ishin: Kimete Haliti, Hasan Bytyqi, Dion Pllana dhe Egzon Uka.
Ky trajnim është mundësuar nga ana e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Pos trajnimit, trajnerët kosovar kanë pjesë edhe në stërvitjet e klubeve të basketbollit të Turqisë që luajnë në ligat më të forta të basketbollit.
“Ata ishin mysafirë të Federatës së Basketbollit të Turqisë, ku përveç trajnimeve kanë përcjellur stërvitjet dhe ndeshjet e klubeve turke që marrin pjesë në Euroligë, si Fenerbahce, Anadolu Efes dhe Darusafakas”, thuhet në njoftimin e FBK-së.