Humbi 6:1 nga Bodo Glimit, shikoni se çfarë i bënë tifozët kapitenit të AS Roma (VIDEO)

Roma pësoi një humbje të thellë dje në takimin kundër Bodo Glimt e kjo nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të tyre të cilët udhëtuan shumë kilometra për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës.

Pas takimit lojtarët e Romës shkuan në drejtim të tifozëve të tyre që ishin prezent në stadium por që u pritën në mënyrën me të keqe të mundshme.

Në një video shihet se si tifozët romak refuzojnë fanellën e futbollistit romak Lorenzo Pellegrini pas mbarimit të ndeshjes.

Kapiteni i skuadrës Lorenzo Pellegrini iu ofron fanellën tifozëve, por ata e refuzojnë në mënyrë kategorike duke bërë që lojtari ta veshtë përsëri atë. Ky gjest nga ana e tyre që tregon edhe mërzitjen e madhe të tyre  për humbjen e skuadrës së tyre.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ASRoma.Rus (@asroma.rus)