Cilat janë objektivat kryesore të Mourinhos për merkaton dimërore?

Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho ka zhvilluar katër ndeshje të vështira në muajin tetor, ku u përball me Juventusin, Napolin, Milanon dhe Cagliarin, ku shënoi një fitore, një barazim si dhe dy humbje.

Këto rezultate kanë bërë që Roma dhe trajneri portugez të angazhohen që në mërkaton e janarit të sjellin futbollistë që do të mbulojnë repartin e mbrojtjes dhe mesfushës.

Dani Ceballos, Nacho Fernandez, Marcus Pedersen si dhe Denis Zakaria janë katër objektivat kryesor që Mourinho dëshiron t’i sjell tek Roma, raporton Corriere dello sport.

Roma pas xhiros së 11-të gjendet në pozitën e 5-të me 19 pikë të grumbulluara, me 12 pikë dallim nga pozita e parë që e mban ekipi i Napolit.

Në ndeshjen e radhës Roma shkon në udhëtim tek Venezia.