Gjilani dhe Dukagjini i ndajnë pikët

Gjilani nuk ka arritur ta mposht Dukagjinin, duke barazuar me rezultat 0-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e tretë në Superligë.

Të dy skuadrat kishin mundësi të mira që të shënonin gola, por nuk u treguan të saktë para portës.

Pas këtij barazimi Gjilani pozicionohet në vendin e katërt me pesë pikë.

Kurse, Dukagjini në vendin e shtatë me dy pikë.

Në xhiron e ardhshme Gjilani udhëton drejt Prishtinës për t’u takuar me kryeqytetasit.

Kurse, Dukagjini do të luajë përsëri si mysafir ndaj Feronikelit.