Gjilani fiton ndaj Dukagjinit (Foto)

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 1-0, ndaj Dukagjinit, ndeshje e vlefshme për xhiron e nëntë në Superligën e Kosovës.

Golin e fitores për Gjilanin e shënoi sulmuesi boshnjak Tomislav Busiç në minutën e 45+1’.

Pas kësaj fitoreje Gjilani, pozicionohet në vendin e tretë me 18 pikë, po aq pikë ka edhe Drita e cila pozicionohet në vendin e dytë.

Ndërsa Dukagjini mbetet në vendin e fundit me katër pikë.