Futsall, Kosova fiton ndaj Austrisë

Kombëtarja e Kosovës në futsall e ka nisur në mënyrë të shkëlqyeshme rrethin e parë kualifikues për “Euro 2020”, duke shënuar fitore me rezultat 4-2, ndaj Austrisë.

Rrethi parakualifikues është duke u mbajtur në Gjeorgji.

“Dardanët” kaluan në epërsi në minutën e 10’ me Arbër Prokëshin.

Dardan Topilla shënoi për 2-0, kurse Malush Qerimi i shënoi dy gola të shpejtë për rezultatin 4-0.

Pjesa e parë mbaroi me rezultatin 4-0, për Kosovën.

Në pjesën e dytë Austria i shënoi dy gola në minutat e 26’ dhe 35’.

Ndeshjen e ardhshme në kuadër të Grupit F, Kosova do ta luajë nesër kundër Gjermanisë, derisa në fund do të përballet me Gjeorgjinë.