Kombëtarja e Kosovës në futsall nis përgatitjet për kualifikimet e botërorit

Kombëtarja e Kosovës në futsall sot e ka zhvilluar stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për rrethin e dytë kualifikues të Botërorit 2020, që do të mbahet prej 23 deri më 28 tetor në Shkup.

“Dardanët” e futsallit janë grumbulluar sot në hotel “Venus”, derisa stërvitjet po i zhvillojnë në palestrën “Diloni Benz”.

Kombëtarja e futsallit do të udhëtojë në Shkup të mërkurën, kurse ndeshjen e parë do ta zhvillojë të enjten në orën 17:30 kundër Ukrainës.

Orari i ndeshjeve të Kosovës
24 tetor, 2019
17:30 Kosova – Ukraina

25 tetor, 2019
17:30 Kosova – Maqedonia e Veriut

27 tetor, 2019
20:00 Kosova – Sllovenia