Formacionet zyrtare: Kosovë – Moldavi

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Kosovë – Moldavi, që luhet nga ora 20:45, në kuadër të Grupit 3, të Ligës C, në Ligën e Kombeve.

Kosova do të luajë me formacionin 4-2-3-1.

Vedat Muriqi do të jetë në qendër të sulmit i mbështetur nga Lirim Kastrati, Bersant Celina dhe Edon Zhegrova.

Kosovë – Moldavi, luhet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.