Federata e Skermës dhe Federata e Takebollit pranohen me të drejta të plota në KOK

Federata e Skermës dhe Federata e Takebollit janë pranuar më të drejta të plota në Komitetin Olimpik të Kosovës.

Nga 100 delegatë me të drejt vote, 51 votuan për pranimin e federatave të Skermës dhe Takballit, kurse 49 votuan kundër.

Votimi u bë në mënyrë të fshehtë për pranimin e Federatës së Skermës dhe Federatës së Takebollit, me të drejta të plota në Komitetin Olimpik të Kosovës, që do të thotë se të dy federatat kanë të drejt vote në Asamblenë e tetë zgjedhore të KOK-ut për ciklin olimpik 2021-2024.