Shitja e biletave për Kosovë-Angli, ‘Tiksapp’ ndjen keqardhje dhe akuzon mediat për ‘tensionim të situatës’

Platforma për shitjen e biletave online të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës ‘Tiksapp’ ka akuzuar mediat dhe ‘disa persona’, që sipas tyre, kanë publikuar materiale nxitëse, që kanë ndikuar në tensionimin e situatës së krijuar, pas rënies së sajtit për shitjen e biletave.

Sipas një njoftimi, platforma ka qenë cak i sulmeve kibernetike, ‘me qëllim të pengesës së shitjes së biletave online’ dhe sipas këtij njoftimi, organet kompetente janë ftuar për hetim.

‘Tiksapp’ gjithashtu është arsyetuar për akuzat që iu bënë kësaj platforme në rrjetet sociale, për sistemin e tyre online.

“Për publikun duhet te sqarohet se përmes “ping” nuk mund te vërtetohet disponueshmeria e sistemit apo shërbimit, sepse ato adresa janë zakonisht pajisje tjera si “router” apo “fireëall” dhe janë vetëm një pjese e vogël infrastrukturës së sistemit në tërësi – këtë gjë e konfirmojnë shumë lehtë ekspertet e lëmisë”, thuhet në njoftimin e platformës.

Tutje, ‘Tiksapp’ inkurajon tifozët që biletat që gjenden në tregun e zi nëpër faqe të ndryshme të internetit, t’i raportojnë në polici.

‘Tiksapp’ gjithashtu ka thënë se ndjenë ‘keqardhje të sinqertë’ dhe sipas tyre, ata me të gjithë kapacitetet janë munduar të tejkalojnë situatën.

Platforma në fund të njoftimit ka thënë se në koordinim me FFK-në dhe policinë do të vendoset sot për kohën se kur do të lëshohen për shitje online biletat që kanë mbetur pa u shitur.

“Ju lutemi për mirëkuptim dhe ju sigurojmë se nuk ka asnjë prapavijë apo keqpërdorim nga ana jonë lidhur me gjithë këtë situatë, mirëpo duke e pasur parasysh numrin e limituar te ulëseve ne Stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kërkesën e cila është se paku njëzetfishti i kapaciteteve te ofruara, afër 95% te klientëve nuk arrijnë te sigurojnë bileta”, thuhet në fund të njoftimit të platformës ‘Tiksapp’.

Biletat online për ndeshjen Kosovë-Angli që luhet me 17 nëntor, ishte paralajmëruar që do të dalin në shitje ditën e djeshme në orën 16:00, por tifozët kosovarë u përballën me rënie të sajtit ende pa u bërë ora 16:00.

Bie sajti për biletat Kosovë- Angli

Gjatë ditës së djeshme, KALLXO.com, raportoi se këto bileta në tregun e zi arrinin çmimin deri në 200 euro.

FOTO: Një biletë për ndeshjen Kosovë- Angli në tregun e zi arrin çmimin 200 euro

Kurse Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), nuk kishte dhënë qasje në dokumenta zyrtare, për të cilën KALLXO.com, kishte kërkuar qasje në listën e personave që i kanë blerë biletat online për ndeshjen Kosovë-Mali i Zi, e cila ishte zhvilluar me 14 tetor në Prishtinë.

Reagon “tiks.app” për rënien e sajtit për shitjen e biletave Kosovë –Angli (FOTO)