Drenica mposht Feronikelin në Drenas
25.2.2021 - 15:27
Drenica ka triumfuar si mysafire ndaj Feronikelit me rezultat 1-3, ndeshje e vlefshme për xhiron e 21-të në Superligë.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 18’ me Kreshnik Ukën.
Feronikeli e barazoi rezultatin në minutën e 39’ me Simonovskin.
Drenica e riktheu epërsinë me Erlis Frashërin në minutën e 45+3’.
Feronikeli mbeti me një lojtar më pak në fundin e pjesës së parë, pasi Besmir Bojku u ndëshkua me karton të kuq.
Për 1-3, shënoi Kreshnik Uka në minutën e 80’ për t’i dhënë fund çështjes së fituesit.
Pas kësaj fitoreje Drenica mbetet në vendin e nëntë me 23 pikë.
Kurse, Feronikeli në vendin e shtatë me 24 pikë.