Bledar Devolli pas fitores ndaj Feronikelit: Kemi qenë në presion të pikëve

Drenica ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Feronikelit me rezultat 1-3, në kuadër të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli, arriti ta mposht Niklin në shtëpi, duke siguruar pikë të rëndësishme në luftë për mbijetesë.

Pas ndeshjes, Bledar Devolli, ka deklaruar se ishin në presion të pikëve dhe i duhej fitorja e sotme.

“Kishim tetë ndeshje pa fitore, unë nuk e shikoj ekipin pas dhjetorit, unë e shikoj ekipin nga muaji shkurt e këtej. Kemi qenë në presion, në presion të pikëve. Po ta shikonit pjesën e parë edhe pse bëmë golin ne duhej të liroheshim nga mendja nga truri i kokës. Kemi bërë gabime i kemi dhënë mundësi kundërshtarit të nga rrezikoi”, tha Devolli për ‘Art Sport’

Pas kësaj fitoreje Drenica pozicionohet në vendin e nëntë me 23 pikë.

Në xhiron e ardhshme e pret në shtëpi Gjilanin.

Klodian Duro flet pas humbjes nga Drenica