Drejtuesit e Milan vendosin për të ardhmen e Piolit

Stefano Pioli dhe Milan kanë arritur marrëveshje në mes veti.

AC Milan ka vendosur që t’i vazhdojë kontratën trajnerit aktual të klubit deri në vitin 2023 me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit Italian, AC Milan.

Pioli këtë sezon me Milanin ka arritur që të marrë rezultate pozitive, ku edhe në ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kampionëve mposhti Atletico Madrid duke mbajtur shpresat për kualifikim.

Momentalisht Milan gjendet në pozitën e dytë në tabelë në Ligën Italiane të Futbollit me 32 pikë të grumbulluara pas 13 ndeshjeve.