Blendi Baftiu kërkohet nga dy klube nga Superliga e Turqisë

Mesfushori ofanziv i Ballkanit, Blendi Baftiu, pritet që ta vazhdoj karrierën e tij në Europë në sezonin e ri.

Baftiu është duke u kërkuar nga dy gjigantët e futbollit turk, Galatasaray dhe Besiktas, bën të ditur “Haberler.com”.

22 vjeçari ka zhvilluar një sezon fantastik me skuadrën nga Suhareka duke u përfshirë nga UEFA në listën e 50 futbollistëve të rinj premtues.

Mesfushori i Ballkanit në këtë sezon në Superligë i ka shënuar 19 gola dhe një asistim nga 31 ndeshje, duke u shpallur golashënuesi më i mirë në Superligë.

Ish –mesfushori i Prishtinës ka kontratë me Ballkanin deri në vitin 2021.