Basketbollisti kosovar ofron strehim dhe veshmbathje për të prekurit nga tërmeti

Basketbollisti i Rahovecit dhe i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Leonard Mekaj, ka njoftuar se familja e tij është e gatshme të ofrojë strehim për një familje tetë anëtaresh të prekur nga tërmetet në Shqipëri.

Gjatë ditës së sotme në Shqipëri, kanë ndodhur një termet i madh në orët e para të mëngjesit duke shkaktuar vdekjen e 16 personave  dhe qindra të lënduarve.

Përveç institucioneve të Kosovës që kanë ofruar ndihmë të menjëhershme për Shqipërinë,  po ashtu një numër i madh i qytetarëve të Kosovës kanë shprehur gatishmërinë për të ofruar ndihmë.

Basketbollisti kosovar Leonard Mekaj, ka shkruar në Facebook, se familja e tij janë të gatshëm që të ofrojnë strehim për një familje tetë antërshshe.

“Në këto momente te vështira e të fatkeqësisë të popullit tonë në Shqipëri ne si Familje ndjejmë obligim dhe dëshirë te ofrojmë strehim për familje 8 antarëshe,po ashtu dhe rroba, veshmbathje e gjera elementare. Zoti qofte me ju. Nr kontaktues +38349667648”, ka shkruar Mekaj.