Ballkani e mposht Dritën

Ballkani e ka mposhtur Dritën me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së fundit në Superligë.

Vendasit e nisën mbarë duke kaluar në epërsi me kapitenin Visar Berisha në minutën 15’.

Drita e barazoi rezultatin në minutën e 33’ me një gol të bukur të Xhevdet Shabanit.

Golin e fitores për Ballkanin e shënoi Mirlind Daku në minutën e 65’ pas asistimit të Besnik Krasniqit.

Drita këtë ndeshje e luajti për prestigj pasi e kishtë siguruar titullin e kampionit në xhiron e kaluar.

Ballkani pas kësaj fitoreje mbetet në vendin e tretë me 67 pikë.