Armend Thaqi futbollisti i vitit në Superligë

Mbrojtësi i krahut të djathtë Armend Thaqi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Superligë, nga Federata e Futbollit e Kosovës në , në gala mbrëmjen “Laureatëve të vitit 2020”.

Thaqi në sezonin e kaluar ishte njëri prej lojtarëve kryesor të Prishtinës duke e fituar Kupën e Kosovës.

28 vjeçari është duke treguar formë të mirë edhe te skuadra e Ballkanit.

Ai ka thënë se e motivon ky çmim që në të ardhmen të tregoj se e ka merituar.

“Është motiv që në të ardhmen ta dëshmojë se e kam merituar këtë çmim. Shpresoj viti 2021 të jetë më i mirë për të gjithë ne. Për gjithë ne ka qenë vit shumë i vështirë. Gjithë ne i kemi shkelë kapak rregullat, pasi nuk na lejohet të pushojmë gjithë kohës. Është dashur të stërvitemi, e ajo puna shumë e madhe po jep frytet e veta”, ka thënë Thaqi.

Mërgim Vojvoda futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë