Ambasadori italian viziton futbollistin serb të Flamurtarit, Ilija Ivic

Skuadra e Flamurtarit, gjatë ditës së sotme ka pasur një mysafir special në stadiumin “Xhemail Ibishi”, në Prishtinë.

Gjatë stërvitjeve të klubit nga Prishtina, ambasadori italian, Nicola Orlanda, i ka dhënë përkrahje të plorë futbollistit serb Ilija Ivic, pas zhvillimeve të fundit lidhur me futbollistin serb.

Prindërit e Ilija Ivic, ishin përjashtuar nga puna nga Komuna e Graçanicës, pasi ai kishte zgjedhur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës.

Vizitën e tij te Flamurtari e ka bërë të ditur vet ambasadori Nicola orlanda në Twitter, duke thënë se në Itali nuk ka vend për politikë në Sport, ai i ka uruar fat Ilija Ivicit.

“Shumë mirë të takosh një talent si Ilija Iviq. I uroj atij dhe skuadrës sukses. Në Itali nuk ka vend për politikë në sport. Aty kanë për qëllim pasionin, konkurrencën e shëndetshme dhe ndërtimin e urave lidhëse midis sportistëve dhe popujve. Urime Ilija”, ka shkruar Orlando.