Flamurtari e mposht Llapin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ (FOTO)

Flamurtari ka shënuar një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Llapit me rezultat 4-1, e vlefshme për xhiron e 17-të në Superligën e Kosovës.

Gentrit Begolli në minutën e 28’ shënoi për rezultatin 1-0, duke e kaluar Flamurtarin në epërsi.

Shend Kelmendi në minutën e 32’ e dyfishoi epërsinë e mysafirëve.

Flamurtari nuk u ndalën dhe e trefishuan epërsinë në minutën e 75’ me Gentrit Begollin.

Llapi golin e vetëm e shënoi me Muhamet Hysenin në minutën e 89’.

Festim Krasniqi në minutën e 90+1’ shënoi golin e katërt për Flamurtarin për rezultatin përfundimtar 4-1.

Pas kësaj fitoreje Flamurtari pozicionohet në vendin e nëntë me 19 pikë.

Kurse Llapi mbetet në vendin e shtatë me 24 pikë.