Trepça ’89 – Flamurtari përfundon pa fitues

Trepça ’89 dhe Flamurtari është mbyllur pa fitues me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Flamurtari kaloi në epërsi në minutën e 34’ pas asistimit të Shend Kelmendit.

Pjesën e parë mysafirët e mbyllën me epërsi minimale.

Mitrovicasit golin e barazimit e shënuan në minutën e 90+6’ me Muharrem Jasharin me një goditje të fortë nga distanca.

Pas këtij barazimi Flamurtari mbetet në vendin e tetë me 33 pikë.

Kurse Trepça ’89 mbetet në vendin e nëntë me 28 pikë.

Flamurtari në xhiron e ardhshme luan ndaj Ferizajt si vendas, kurse Trepça ’89 do të luaj si mysafir ndaj Drenicës në Skenderaj.

 

Gjilani e mposht Dukagjinin në shtëpi