Llapi e demolon Flamurtarin në shtëpi të vet (Foto)

Llapi është rikthyer te fitoreja, pas barazimit 2-2, në xhiron e kaluar me Dritën, duke e mposhtur Flamurtarin me rezultatin 5-1, në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligë.

Mysafirët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke kaluar në epërsi në minutën e 12’ me Mergim Pefqelin.

Pas vetëm një minute, Llapi e dyfishoi epërsinë me Mentor Zhdrellën.

Për rezultatin 3-0, në pjesën e parë shënoi Blenda Memaj në minutën e 45’.

Flamurtari golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi me Angel Granchov në minutën e 47’.

Ishte përsëri që shënoi Angel Granchov në minutën e 75’, por kësaj radhe në portën e gabuar, për rezultatin 5-1, për mysafirët.

Pas kësaj fitoreje Llapi, pozicionohet në vendin e katërt me 11 pikë.

Ndërsa Flamurtari në vendin e tetë me shtatë pikë.