Foto: Ilustrim

Sot vendoset për masën e sigurisë ndaj të dyshuarve për akte terroriste

Gjatë ditës së sotme, Prokuroria Speciale ka njoftuar se tre persona janë ndaluar si të dyshuar për akte terroriste në Kosovë.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi tha se pas pak pritet të mbahet seanca për vendosjen e masës së sigurisë ndaj tre të dyshuarve me inicialet R.K, A.D dhe L.M, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

prokuroria ka kërkuar nga Gjykata caktimin e paraburgimit për tre të dyshuarit.