Sot është ditëlindja e heroit Hamëz Jashari

Heroi Hamëz Jashari është kujtuar sot në ditëlindjen 69-të e tij.

Vajza e tij, Besarta Jashari, ka kujtuar atin në këtë ditëlindje. Ajo përmes një publikimi në Facebook ka shkruar se ndihet krenare edhe pse ka shtruar pyetjen se si do të vepronte Hamës Jashari në gjendjen aktuale në Kosovë, ku po rritet edhe fëmija i saj, Dyli.

Ajo poashtu ka thënë se Hamëz Jashari tërë jetën ka besuar në popullin e Kosovës, në të drejtat dhe të drejtat e tij.

“Edhe këtë vit po festojmë ditëlindjen TENDE Babush. Në raste të tilla, po i shfrytëzoj të tregoj per Ty Babush dhe virtytet tua”. ka shkruaj ajo. 

“Dyli i vogël, që me mburrje mban qenin tuaj qipro po më dëgjon, ndërsa unë po tregoj për ty. Ema po më mundon një pyetje “çfarë do të bëni për Kosovën, në situatën aktuale ku po rritet Dyli?”.

“Jam e vetëdijshme që përgjigja duhet të kërkohet në kujtimet tona, por një gjë jam e sigurt që të gjithë jetën keni besuar në popullin tonë, në vlerat tona dhe në të drejtën tonë. Nga ky qëndrim nuk do të lëkundemi, të premtoj babush. Përgjigjet do t`i gjej, edhe Dylit do t`i tregoj !!! Urime ditëlindja babë. Vajza jote krenare, Besarta”, ka shkruaj ajo.