Ilustrim

Skenderaj, të miturit nën moshën 16 vjeçare bashkëjetonin, ndërhyn Policia

Një rast i bashkëjetesës me persona nën moshën 16 vjeçare është identifikuar nga Policia në Skenderaj.

Siç bën të ditur Policia, palët në këtë rast janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit vajza është kthyer te familja e saj, ndërsa ndaj të dyshuarit është inicuar rasti në procedurë të rregullt.

“Raportohet se viktima e mitur vajzë K-shqiptare është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull K-Shqiptare i moshës së mitur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit viktima është kthyer tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.