Prapa grilave - Ilustrim

E mitura shkon për të lindur në QKUK, arrestohet bashkëjetuesi i saj i mitur

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, gjegjësisht Reparti i Gjinekologjisë ka raportuar në Policinë e Kosovës se një paciente nga komuniteti ashkali e moshës së mitur nga Fushë Kosova, është pranuar në këtë repart për të lindur një fëmijë.

Në raport thuhet se është identifikuar dhe intervistuar i dyshuari nga komuniteti ashkali i cili poashtu është i mitur, dhe ka qenë duke bashkëjetuar me viktimën.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.