Foto: Vucic.rs

Vuçiq Falënderon Burundin për Tërheqjen e Njohjes së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua sot me ministrin e jashtëm të Burundit, Alen Eme Njamitve të cilin e falënderoi për vendimin që ky shtet ta tërheqë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiq, me këtë rast, e ka falënderuar me anë të një letre edhe Presidentin e Burundit Pjer Nkuruniza.

Ai e ka ftuar presidentin e Burundit që ta vizitojë Serbinë dhe që “në të ardhmen të punojnë së bashku për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore”.

Në komunikatën të cilën e citon RTS thuhet se ministri i jashtëm i Burundit i ka transmetuar Vuçiqit se ka qenë vetë Presidenti i këtij shteti ai i cili kishte udhëzuar tërheqjen e njohjes së Kosovës “pas shqyrtimit të kujdesshëm të të gjitha rrethanave”.