Foto Ilustrim: Vjedhje

Vjedhja e televizorëve në Pejë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit

Prokuroria e Pejës ka kërkuar paraburgim ndaj dy të pandehurve B.K. dhe D.Sh. për shkak të dyshimit se të njëjtit kishin për të kryer veprën penale – vjedhje e rëndë.

Përmes një komunikate të lëshuar nga zyrtari për informim i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ky institucion njofton se ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurve B.K. dhe D.SH., për shkak se të njëjtit më 14 prill të këtij viti, në një lokal në qendër të Pejës, me mjete të forta kanë hapur derën kryesore dhe nga aty kanë marrë 5 televizorë, 3 telepilotë, 1 drinbox dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.