Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Veseli nuk e Lidh Demarkacionin me Numra

“Ne po flasim për një proces i cili duhet të jetë shumë transparent dhe të ketë mirëbesueshmërinë e qytetarëve të Kosovës. Nuk po flasim për numra që kanë të bëjnë me ratifikimin e një marrëveshjeje,” tha Veseli.

Ai shtoi se raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi janë shumë të mira duke pasur parasysh se ky i fundit ka qenë ndër të parët që e ka pranuar Kosovën si shtet.

“Edhe vëllezërit kur të ndahen mes vete por në të njëjtën kohë edhe fqinjët kur ndahen mes vete, kanë raporte të mira, ne kemi raporte shumë të mira aq ma shumë me një shtet që është një ndër të parët që na ka pranuar e siç është Mali I Zi,” shtoi Veseli.

Veseli nuk dha ndonjë datë se kur mund të ratifikohet marrëveshja për demarkacionin e nënshkruar në Vjenë më 26 gusht të vitit 2015.

E derisa qeveria po synon me çdo kusht që ta ratifikojë sa më shpejt këtë marrëveshje, opozita vazhdon ta kundërshtojë vijën e përcaktuar kufitare me shtetin fqinj, duke fajësuar Komisionin Qeveritar për Demarkacionin me Malin e Zi.

Që kjo marrëveshje të ratifikohet duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës me votën e 80 deputetëve.

Marrëveshja për demarkacionin ka plot 9 muaj që është nënshkruar dhe ende nuk arritur të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

http://kallxo.com/brenda-dy-muajve-demarkacioni-ne-kuvend/

http://kallxo.com/demarkacioni-ben-serish-bashke-opoziten/