Arkiv - Pika kufitare e Vërmicës

Vërmicë, arrestohet pasi tentoi të kalojë kufirin pa kontroll

Polica e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person shtetas të Shqipërisë në Vërmicë, pasi kishte tentuar ta kalojë kufirin duke iu shmangur kontrollit policor.

Sipas policisë, rasti i tij është dërguar në Gjykatë me procedurë të shpejtë dhe së i është shqiptuar gjobë.

Pas pagesës së gjobës, i dyshuari i është dorëzuar Policisë së Shqipërisë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10:20.