Foto-ilustrim

Vendet në Mitrovicë e Skenderaj që do të mbesin pa rrymë

KEDS-i ka paralajmëruar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në Mitrovicë dhe në Skenderaj. Ndërprerja e planifikuar e energjisë në këto zona do të bëhet me qëllim të mirëmbajtjes preventive dhe pastrimit të trasesë.

Ndërprerje në Mitrovicë do të jenë nga ora 10 deri në ora 15.

“Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Reka, Tunelli i Parë, Kutllofc, Mazhiqi, Rashani, Terstena, Bare, Bajgora, Vidishiqi, Kovaqica, Kaqanolli, Rahova, Boletini, Zhazha, Vllahia, Zijaqa, Maxhera, Melenica, Dedia, Zabërgja dhe Selaci”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.

Ndërsa, në Skenderaj ndërprerja e energjisë do të zgjasin nga ora 10 e 30 deri në ora 15.

“Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: Prekazi i Ulët, Prekazi i Epërm,  Mikushnica dhe Lubaveci”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.