Vdes ish-kryetari i Malit të Zi

Ish-kryetari i Malit të Zi, Momir Bullatoviq, ka vdekur sot në moshën 63-vjeçare.

Bullatoviq ishte zgjedhur kryetar i Malit të Zi në zgjedhjet e para shumëpartiake më 1990.

Këtë pozitë, ai e kishte mbajtur deri më 1998, kur u mposht nga atëherë kryeministri e sot presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Ai ka qenë edhe kryetar i qeverisë federative të Republikës Federative të Jugosllavisë për më shumë se dy vite, nga 18 maji 1998 deri më 9 tetor 2000.

Momir Bullatoviq do të mbahet mend si një politikan që doli në anën e Sllobodan Millosheviqit gjatë kohës së shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Agjencia malazeze e lajmeve Vijesti e citon atë serbe, Tanjug, të thotë se Bullatoviq me gjasë ka vdekur nga sulmi në zemër.