Varrosen dy vëllezërit nga Gjilani që vdiqën nga tërmeti në Shqipëri, merr pjesë Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Shemsedin dhe Isah Abazi që vdiqën tragjikisht në Durrës si pasojë e tërmetit që e kapi Shqipërinë para dy ditësh.

Kurti i ka vlerësuar vëllezërit Abazi si njerëz të ndershëm e punëtorë të mëdhenj, pasi që udhëtuan larg për të siguruar ekzistencën për familjen e tyre.

“Le t’i qëndrojmë pranë kësaj familje, që i humbi dy më të dashurit e saj, dhe le të bëhemi ne anëtarë të kësaj familje duke u solidarizuar me ta dhe duke iu shprehur njëherazi ngushëllim edhe për këta dy djem por edhe për gjithë të tjerët rreth 40 sosh që deri në këto momente u konstatuan se vdiqën nën gërmadhat e tërmetit tronditës në zonën e Durrësit”, ka thënë Albini gjatë ceremonisë së varrimit.

Shemsedin dhe Isah Abazi janë dy vëllezër nga Livoçi i Epërm që u gjetën të vdekur në tërmetin ne Shqipëri.

Dy vëllezërit kishin shkuar në Shqipëri për të punuar.