‘Vala’ përfundimisht largon kodin +377

Telekomi i Kosovës ‘Vala’ përfundimisht e ka hequr nga përdorimi kodin telefonik +377.

Këtë ata e kanë bërë të ditur me një mesazh telefonik për konsumatorët.

“Konsumator i nderuar, Kodi i vjetër +377 tash e tutje nuk është funksional. Ju lutem përdorni kodin e ri shtetëror +383.Vala është e Kosovës”, thuhet në mesazhet e pranuara nga klientë.

Telekomi i Kosovës më 15 janar të këtij viti ishte gjobitur me 10 mijë euro për shkak të vonesës së largimit të kodit të vjetër +377 nga përdorimi.

Largimi i kodit të Monakos do të thoshte implementim i tërësishëm i kodit shtetëror telefonik të Kosovës +383.

Megjithë zhvillimin e funidt, ‘Vala’ duhet të paguajë gjobën e parë mujore për këtë vonesë.

15 janari i vitit 2019 ka qenë  afati i fundit që operatorët telefonikë si Telekomi i Kosovës dhe IPKO të largojnë kodet telefonike +377 dhe respektivisht +386 në mënyrë që kodi shtetëror telefonik i Kosovës +383 të jetë i vetmi i përdorshëm në Kosovë.

Nga ajo datë, Autoriteti për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP) do të fillojë shqiptimin e gjobave për operatorët që nuk e kanë arritur këtë afat.

Drejtori i ARKEP-it, Kreshnik Gashi  tha se testimet e tyre kanë dëshmuar që operatorët nuk kanë kryer obligimet e tyre deri në atë datë ndërsa sipas tij gjobat fillojnë nga ajo datëedhe nëse në gjysmë të muajit i heqin kodet.

Sipas Gashit, kjo gjobë duhet të paguhet më 15 shkurt dhe do të rishikohet brenda 3 muajsh dhe nëse shihet se operatorët kanë vazhduar të mos largojnë kodet e huaja, kjo gjobë parashihet të rritet në masë të madhe që do ta vendosë bordi i ARKEP-it.

15 janari i vitit 2019 ka qenë afati i fundit që operatorët telefonikë si Telekomi i Kosovës dhe IPKO të largojnë kodet telefonike +377 dhe respektivisht +386 përndryshe pasojnë dënimet monetare.

Në mbledhjen e bordit,  Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare mori vendim që t’i shqiptohet vërejtja e fundit për zbatim të kodit të gjithë operatorëve, si masë paraprake e domosdoshme para përcaktimit të sanksioneve ekonomike si edhe të përcaktohet masa sanksionuese  në shumë prej 10.000 euro në baza mujore efektive prej datës 15 janar 2019 për operatorët që nuk largojnë kodet e huaja nga përdorimi.

ARKEP po ashtu ka trajtuar kërkesat për shtyrje të afatit të largimit të kodeve të huaja në përdorim në Republikën e Kosovës si kode paralele, respektivisht kodit 377 nga operatori Telekomi i Kosovës dhe kodit 386 nga operatori IPKO dhe ka vendosur që të mos pranojë kërkesat për shtyrje të afatit.

Implementimi i tërësishëm i kodit shtetëror telefonik +383, fillimisht ishte paraparë të bëhet më 1 qershor të  viti 2018 por u shty me kërkesë të dy operatorëve telefonikë, Telekomi i Kosovës dhe IPKO, deri më 31 tetor të 2018-tës.

Edhe pas kalimit të këtij afati, këta operatorë kërkuan që të kenë edhe një vit në dispozicion për të larguar nga përdorimi kodet ekzistuese +377 dhe +386.

Organizata  Ndërkombëtare e Telekomunikacionit (ITU) në pajtim me marrëveshjen e telekomit në mes të Kosovës dhe Serbisë në dhjetor të vitit 2016 pati alokuar kodin telefonik për Kosovën.

Që nga ajo kohë ishte paralajmëruar një periudhë në maksimum 18 muaj për ‘migrimin’ e sim-kartelave vendore në kodin e ri nga kodet ekzistuese +377 ( e përdorur nga Vala) dhe +386 (e përdorur nga IPKO) dhe edhe më pak se kaq për zhdukjen e kodit për telefoni fikse +381.

+381-shit përfundimisht i erdhi fundi më 24 mars të vitit 2018

Ndërsa periudha e ekzistimit të kodeve +377 dhe +386 pritej të përfundojë në muajin qershor të 2018-tës

Gjatë kësaj periudhe tranzitore është dashur të bëhen marrëveshje individuale me operatorë të huaj telefonikë në mënyrë që ata ti hapin ‘routat’, për thirrje ndërkomëbtare hyrëse dhe dalëse me kodin e ri.

Gazeta Jeta në Kosovë ka analizuar sfidat e implementimit të kodit shtetëror +383.

Sfidat e 383-shit