Senati i UP Hasan Prishtina - 01.02.2019 - KALLXO

UP kërkon rivlerësim të vendimeve të KSHC-së

Senati i Universitetit të Prishtinës pasi mbajti mbledhjen me dyer të mbyllura doli me qëndrim që i kërkon Këshillit Shtetëror të Cilësisë të rivlerësojë vendimet e marra për tërheqjen e akreditimit për disa programe.

“Senatorët e UP-së u deklaruan njëzëri që ngritja e cilësisë së studimeve në UP është një prioritet, për të cilin UP-ja ka punuar dhe ka shënuar progres në vazhdimësi. Ky progres së fundi është dëshmuar me suksesin që UP-ja ka shënuar me rangimin e tij në ranglistën Ëebometrics, duke u renditur në vendin e 1471-të  në  botë. (Më shumë informata: https://uni-r.edu/page.aspx?id=1,4,599)”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Sipas njoftmit, ‘lidhur me procesin e akreditimit, Senati i UP-së kërkon nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë të rivlerësoj vendimet e marra në mbledhjen e datës 15 dhe 16 janar 2019, në mënyrë që të korrigjojë gabimet e natyrës teknike për programet studimore, të cilave iu është tërhequr apo refuzuar akreditimi”.

“Me këtë rast, senatorët kërkojnë nga KSHC-ja që ky organ të respektoj me përpikëri Udhëzimin Administrativ 15/2018, në veçanti Nenin 21 të këtij Udhëzimi”,shtuan ata.

https://kallxo.com/rektori-marjan-dema-e-mbyll-mbledhjen-e-senatit/