Varreza e personave të vrarë në Krushë të Madhe gjatë masakrës së marsit 1999 - Foto: KALLXO.com

Tregimi i Sue Black për identifikimin e viktimave të krimeve të luftës në Kosovë

Dame Sue Black përballet çdo ditë me me vdekjen. Profesoresha e anatomisë dhe antropologjisë mjeko-ligjore është eksperte në identifikimin e viktimave nga vrasjet dhe fatkeqësitë natyrore, raporton gazeta britanike Mirror.

57-vjeçarja nga Aberdeenshire udhëhoqi ekipet në identifikimin e viktimave të krimeve të luftës në Kosovë.

Ndryshe nga patologjia mjeko-ligjore, e cila kërkon një shkak dhe mënyrë vdekjeje, antropologjia mjeko-ligjore rindërton jetën e kaluar.

Detyra jonë është të ribashkojmë identitetin e ndërtuar gjatë jetës me atë që mbetet nga trupi.

Kjo është arsyeja pse antropologët mjeko-ligjorë do të shqyrtojnë çdo pjesë të një trupi, sado e vogël, në një përpjekje për të provuar të sigurojë një identifikim, raporton gazeta britanike Mirror.

Janë trupat që nuk mund të përmendim që ndjekin antropologët mjeko-ligjorë.

Profesoresha anatomisë dhe antropologjisë mjeko-ligjore, Dame Sue Black, Foto: (Image: Morgan Silk/Wired/The Conde Nast Publications Ltd/Mirror

Tregimi i Sue Black për identifikimin e viktimave të luftës në Kosovë

Në qershor të vitit 1999 shkova në Kosovë për të ndihmuar në identifikimin e një numri të madh të trupave dhe për të vërtetuar të dhënat e dëshmitarëve në mbështetje të akuzave për krime lufte kundër Sllobodan Millosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Arrita atje dhe vesha kostumin tim të zakonshëm në skenat e krimit, doreza të dyfishta latex dhe çizme të zeza të rënda.

Më 25 mars, Policia Speciale Serbe kishte shkarkuar në fshatin Krushë e Madhe.

Persona të armatosur ndanë burrat dhe djemtë nga familjet e tyre dhe i futën në një objekt të braktisur.

Një nga policët serbë ishte në derë dhe gjuajti një breshëri plumbash me kallashnikov. Bashkëpunëtorët pastaj dogjën objektin.

40 burra dhe djem thuhet se u vranë atë natë.

Unë qëndrova në derë dhe shikoja një skenë makthi.

Kishte të paktën 30 trupa të grumbulluar në një dhomë dhe shumë të tjerë në dhomën tjetër, të gjithë të djegur dhe të dekompozuar.

Ata kishin qenë aty për tre muaj të nxehtë dhe ishin mbuluar me krimba, pjesërisht të shpërndarë dhe të ngrënë nga kafshët.

Kishte vetëm një mënyrë për të pastruar hapësirën dhe kjo ishte duke u ulur vet në gjunjë, duke punuar brenda, duke parë çdo copë.

Qëllimi ishte mbledhja e pjesëve të trupit dhe pjesë të tjera që mund të ishin të identifikueshme dhe prova të krimit, duke përfshirë plumba dhe gëzhoja të plumbave.

Ne i pastruam të dy dhomat dhe mblodhëm sa më shumë gjëra që identifikonin secilën viktimë.

Më i vjetri ishte ndoshta rreth 80 vjeç dhe më i riu rreth 15 vjeç.

Në një vend të veçantë, të moshuarit, gratë dhe fëmijët ishin ndarë nga burrat në një kolonë të refugjatëve. 

Sue Black në vitin 1999 kur ishte dërguar në Kosovë për indentifikimin e trupave, Foto: David Gross/Mirror

Fëmijët i morën në njërën anë të një livadhi dhe u thanë që të vraponin pas nënave të tyre. Me nënat dhe gjyshërit e tyre të detyruar të shihnin, policët që qëllonin fëmijët kur vraponin.

Pasi ata ishin të vdekur, policët serbë i kthyen armët e tyre tek gratë dhe të moshuarit.

Një vrasje e ftohtë dhe e kalkuluar e njerëzve të pafajshëm. Ndërsa ne afroheshim te varri, disponimi jonë u bë më i zymtë.

Ky ishte një vend i neveritshëm ku ishin kryer veprime të papërshkrueshme nga njerëz barbarë.

Trupat u zhvarrosën një nga një nga varri masiv. Mbetjet që ishin varrosur kishte gjasa që të ruheshin më mirë – temperatura nën tokë është më e ftohtë, duke zvogëluar dekompozimin dhe duke qenë të mbrojtur nga grabitqarët.

Por ndonjëherë gjendja e tyre e mirë i bën ata më të vështirë për t’u marrë me ta.

Një vajzë dy vjeçare kishte dalë mbi plastikë para meje, ende kishte të veshura pizhamet e gjumit dhe mbështjellësen e kuqërremtë.

Detyra ime ishte ta zhvishja atë, të lejoja policinë t’i merrte veshjet për prova dhe pastaj të filloja studimin anatomik, duke vënë në dukje plagët që shkatërruan trupin e saj të vogël.

Papritmas ndieja heshtjen që mbretëronte.

Kam shikuar lart dhe kam parë policët që ma bllokonin pamjen. Njëri nga anëtarët e ekipit tonë kishte vendosur gabimisht fytyrën e vajzës së tij në trupin e gjymtuar të kësaj vajze të vogël dhe e kishte të vështirë ta përballonte.

Pra, kolegët e mi po e mbronin atë nga pamja e fëmijës së vdekur.

Pa asnjë fjalë kam ecur prapa kordonit të njerëzve dhe i kam hedhur krahët përreth tij derisa ai mbaroi së qari.

Kur vjen puna te vdekja e tmerrshme e një të pafajshmi, dikush duhet të derdhë lot.

Të qash nuk është gjithmonë shenjë dobësie. Shpesh është një shenjë e njerzillëkut.

Përgatiti: Dorentina Kastrati